Historiku

Gjimnazi ndër vite

Gjimnazi “Naim Frashëri” në Durrës ka një histori të gjatë dhe të pasur arsimore që nis që në vitet e para të dekadës së 1970‑ta, kur u ndërtua dhe filloi të shërbente si një nga institucionet kryesore të shkollimit të mesëm në qytetin e Durrësit. Ai u emërua në nder të poetit dhe mendimtarit të shquar shqiptar Naim Frashëri, duke u bërë një qendër e njohur për formimin akademik dhe të kulturës për breza të të rinjve të zonës dhe më gjerë. Gjatë dekadave, ky gjimnaz ka kontribuar në arsimimin e shumë nxënësve që më pas kanë ecë drejt karrierave të suksesshme dhe kanë dhënë kontribute në fusha të ndryshme të shoqërisë.

Gjimnazi “Naim Frashëri” është më shumë se një ndërtesë...

Ai është një simbol i dijes dhe i përkushtimit të brezave të rinj që kërkojnë të rriten, të mësojnë dhe të kontribuojnë në shoqëri me vlera të forta!

Shembja e Godinës

  Godina origjinale e shkollës u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe më pas u shemb në nëntor të vitit 2021 për të bërë vend për një ndërtesë të re. Ky moment shënoi një ndërprerje në jetën fizike të objektit historik, por jo në vetë misionin arsimor të shkollës, e cila vazhdoi të frymëzojë brezat e rinj edhe gjatë periudhës tranzitore.

Rindërtimi

  Pas shembjes, shkolla u përfshi në një nga projektet më të mëdha të rindërtimit pas tërmetit, nën programin “EU4Schools”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe organizatës UNDP. Ndërtimi i ndërtesës së re u realizua me standarde bashkëkohore evropiane, duke ofruar ambiente moderne mësimore, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira të tjera për rreth 800‑850 nxënës.

Kultivimi i Suksesit

nga themelimi i tij, ka qenë dhe është  një qendër e rëndësishme për edukimin dhe formimin e brezave rinj. Gjatë viteve, ajo është zhvilluar vazhdimisht duke përmirësuar ambientet, programet mësimore dhe aktivitetet për nxënësit.

Gjimnazi

Palestra

Ambientet e brendshme

Mesazh nga Administratorja…

Drejtoreshë Ezmeralda Xheraj